Të fundit

Drejtori i Llapit përgjigjet ndaj akuzave të Zekës, përmend dallavere e deputetë

Problemet e Federatës së Futbollit të Kosovës me licencim në Ministrinë e Sportit janë zhvendosur dhe kanë reflektuar edhe tek klubet, mes atyre që në opinion konsiderohen që “e kanë mirë me Federatën” dhe të atyre që konsiderohen si “opozitë” e FFK-së.

Mbrëmë, në emisionin sportiv të “Kanal 10”, kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka, e akuzoi klubin e futbollit Llapi, për të cilin theksoi se ka përfituar shumë nga Federata e Futbollit, mbi të gjitha “pasi i ka ndrequr punët” me kryetarin Agim Ademi, derisa e ka akuzuar FFK-në se për dikë po sillet nën e për dikë njerkë.

Sipas tij, shtëpia e futbollit kosovar po bën diskriminim ndaj disa klubeve, përfshi këtu edhe 89-shin, derisa disa tjera po i përkëdhel dhe po i favorizon në aspektin e ndihmës financiare.

“A po don me të tregu diçka? Këtu ka interesgji. Ja një lajm ku shihet diskriminimi KF Llapi ka qenë organizator për ta rrëzuar Agim Ademin. Tani ka marrë 186 mijë euro gjatë vitit. Dukagjini ka marrë 112 mijë euro. Klubi i Arbërisë ka marrë 60 mijë e 500 euro. Gjilani ka marrë 101,500 euro. Ndërkaq Trepça ’89 ka marrë 57 mijë e 500 euro”, ka thënë kreu i klubit mitrovicas.

E ndërkohë, përmes një komenti në rrjetin social, “Facebook” ka reaguar drejtori i Llapit, Amrush Batatina, i cili ka hedhur akuza të rënda në adresë të Abedin Zekës.

Madje, zyrtari i lartë i klubit nga Podujeva ka hedhur dyshime edhe për titullin e kampionit që e kishin fituar “Xehetarët” disa vite më parë.

“Është mësuar Zeka me deputetë e me dallavere të bëhet kampion. Nuk e di se çka e pengon Llapi, Ballkani, Dukagjini e shumë të tjerë. Merru me klubin se krejt kryetarë të FFK-së nuk mundeni”, ka shkruar Batatina.

Pas emisionit u tha se kishte edhe përplasje verbale dhe fizike mes Zekës dhe analistit Faruk Statovci, gjë e cila u mohua nga mitrovicasit, që e lëshuan një komunikatë mbrëmë vonë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci