Këngëtarja shqiptare me fame botëror, Dua Lipa ka përfunduar turneun për albumin e dytë “Future Nostalgia” që doli në treg në vitin 2020.
Ditën e djeshme në Instagram ka publikuar disa imazhe nga prapaskenat duke shprehur mirënjohje për fansat e saj.
“Nostalgjia e së ardhmes 2022 viti që ndryshoi jetën time. Faleminderit për kujtimet e përjetshme”, shkroi ajo.
Në paraqitje, Dua është shfaqur me një fustan glamuroz ndërsa publiku shihen të entuziazmuar nga ajo dhe këngët e saj.
View this post on Instagram
