Një përleshje mes basketbollistëve ka ndodhur në ndeshjen mes Detroit Pistons dhe Orlando Magic të zhvilluar dje.
Pak para përfundimit të pjesës së parë basketbollisti i Detroit, Killian Hayes goditi me grusht të fortë mbrapa kokës lojtarin kundërshtar, Moe Wagner.
Gjermani 25-vjeçar për një moment humbi ndjenjat, pasi goditja që mori ishte mbrapa kokës.
PISTONS-MAGIC MAYHEM 🚨
Moe Wagner shoved Killian Hayes into the Pistons bench.
Hayes retaliated by punching him in the back of the head and Wagner appears to lose consciousness. pic.twitter.com/bwrHq1qKmY
— ClutchPoints (@ClutchPointsApp) December 29, 2022
Mes shumë tensioneve, gjyqtarët dhe pjesa tjetër e stafit të lojtarëve dhe trajnerëve arritën ta qetësonin ndeshjen.
Në fund, Detroit triumfoi me rezultat 121:101 ndaj Orlandos.
NBA pritet të marrë një vendim brenda ditësh për dënimin e basketbollistit, Killian Hayes.
