Të fundit

Fusha në Mitrovicë emërohet me emrin e të ndjerit, Erion Kajtazi

Klubi i futbollit Trepça 89 ka emëruar fushën e re me bari sintetik në emër të futbollistit të ndjerë, Erion Kajtazi.

Erion Kajtazi kishte vdekur javë më parë në Prizren, pasi pësoi arrest kardiak gjatë zhvillimit të ndeshjes kampionale kundër Lirisë.

Kajtazi shihet si njëri prej talenteve me potencial në qytetin e Mitrovicës dhe në Kosovës pasi ishte pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës.

Në shenjë respekti për ta nderuar talentin 17-vjeçar, Trepça ’89 ka emëruar fushën e re me bari sintetik në Mitrovicë me emrin e tij.

Në ceremoninë e organizuar nga klubi mitrovicas, pati shumë të pranishëm, përfshirë edhe krerët e Komunës së Mitrovicës dhe ata të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci