Të fundit

Borrell qorton Kosovën

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicën e Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se incidentet e dhunshme në Veri duhet të ndalen menjëherë.

Tutje, ai ka konsideruara se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell.

Njësia Speciale e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion për kontrabandë të mallrave në disa lokacione të vendit përfshirë rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës së Jugut e Veriut.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci