Të fundit

Kosova merr kredi prej 6 milionë eurove

Fondit Kosovar dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), kanë nënshkruar marrëveshjen e kredisë në vlerë prej 6 milionë eurosh, mjete këto që do të përdoren si pjesë e Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se si qeveri jemi të përkushtuar për pagesën e tarifës prej 5 milionë euro.

“Ne do të jemi të përkushtuar ta mbështesim në vazhdimësi rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë”.

Ambasadori gjerman, Jorg Rohde theksoi se Gjermania ka ofruar mbështetje për Qeverinë e Kosovës në të gjitha fushat, duke sqaruar se janë alokuar 25 milionë euro për garanci kreditore.

“Jemi krenar që kemi krijuar Fondin Kosovar që ka arritur kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në bazë të këtij suksesi sot jemi duke lansuar dritaren për rimëkëmbjen e gjelbër”.

“Poashtu dua të theksoj se qeveria ime e re vazhdon me bankën KFW. Ne kemi alokuar 25 milion euro për garanci kreditore. Do të mbesim partnerë i Kosovës. Dhe duam të mbesim partnerë i juaji për energji”.Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se Fondi Kosovar për Ganci Kreditore ka arritur të shndërrohet në institucion të rëndësishëm për ekonominë, raporton EO, transmeton Paparaci.

“Grante që po dhurohen do të mundësoj rritjen e potencialit për të garantuar kredi të reja. Një numë ri i bizneseve me vështirësi në financa do të lehtësohet qasja në financa”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci