Tekniku brazilian, Sylvinho është zyrtarizuar ditë më parë si trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërsië.
Emërimi i tij vjen pas shkëputjes së kontratës me trajnerin, Edi Reja. Me pak eksperiencë Sylvinho pritet të drejtojë kombëtaren kuq e zi, me synim kualifikimin në Euro 2024.
Sipas burimeve të Panorama Sport, tekniku brazilian pritet të fitojë 1.1 milionë euro për 18 muaj, mirëpo në kontratë parashihet se një nga kushtet për ta fituar këtë pagë është kualifikimi në Kampionatin Evropian.
Në rast se braziliani me stafin e tij dështojnë ta dërgojnë Shqipërinë në Evropian, atëherë FSHF-ja do të mbajë rreth 30% të pagës.
Trajneri brazilian nuk ka edhe shumë eksperiencë. Ai ka udhëhequr për 3 muaj skuadrën e Lyonit, ndërsa ishte edhe ndihmës i trajnerit Tite te Brazili.
