Të fundit

Status i ulët nga Gjinovci, sulmon mediat për skandalin e Berishajt

Rron Gjinovci, një aktivist i shoqërisë civile ka bërë një shkrim të ulët lidhur me raportimet e skandalit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Gjinovci, i cili nga java tjetër do të rifillojë të shfaqet si analist nëpër emisione politike, kësaj radhe ka sulmuar mediat në Kosovë, pikërisht për shkak të diplomatit kosovar.

Sipas tij, mediat në Kosovë janë të ‘diskretidituara’. Shton se për këtë, publiku nuk po e sheh skandalin e Berishajt si skandal, por si ‘shpifje e mediave’.

“Qaq te diskreditume jon mediat ne Kosove saqe edhe skandalin e Martin Berishajt publiku nuk po e sheh si skandal po si shpifje e mediave”, shkroi Gjinovci, i cili shpeshherë përkrah politikat e kryeministrit Albin Kurti.

Megjithatë, Berishaj ka pranuar mbi 1 milion e gjysmë euro në llogari bankare. I ka tërhequr ato e arsyetimin “për nevoja të biznesit”, raporton Paparaci.

Ndër të tjera, Berisha po hetohet në Kosovë për tri vepra penale: shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe fshehje të pasurisë.

Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të jetë i paprekshëm dhe në të njëjtën kohë po e gëzon mbrojtjen e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci