Në ditën e rikthimit të Blerand Stavilecit në krye të Klubit të Basketbollit Prishtina rreth dy muaj më parë, bordi i klubit e ka shkarkuar nga detyra e Drejtorit Gjeneral, Edmon Azemin, ikonën e basketbollit kosovar.
Edmond Azemi, ikona e qytetit të Prishtinës dhe legjenda e klubit të basketbollit, ka njoftuar se është shkarkuar nga pozita e drejtorit në klub pa u njoftuar zyrtarisht nga udhëheqësia e re në krye me Blerand Stavilecin.
Azemi që mbante postin e drejtorit gjeneral të klubit nga qershori i vitit 2021 është shkarkuar nga udhëheqësia e re në nëntor të vitit të kaluar pa u njoftuar zyrtarisht për shkarkimin e tij. Ai e kishte marrë lajmin për shkarkimin e tij përmes postimeve në rrjetin social, Facebook.
I ftuar në T7, Azemi ka rrëfyer se nuk ishte njoftuar zyrtarisht për shkarkimin e tij, teksa u shpreh i zhgënjyer me menaxhmentin e tanishëm.
“Unë nuk jam tash drejtori gjeneral i Prishtinës. Me një mbledhje të jashtëzakonshme të cilën e kam kuptuar përmes Facebook-it e kam kuptu që më nuk jam pjesë e klubit. I gjithë menaxhmenti është pezulluar”, ka thënë fillimisht kapiteni legjendar i Prishtinës.
Përkundër problemeve për shkak të pandemisë, Azemi ka shpjeguar se ai dhe drejtuesit e klubit sa kishin qenë atëherë kanë dhënë maksimumin për ta sjellë Prishtinën në rrugën drejt sukseseve.
“Sa kam qene drejtor gjeneral i klubit e kam dhëne maksimumin tim përkundër problemeve që kishim por me kontributin tim dhe të disa drejtuesve kemi zgjedhur të gjitha problemet. Nuk e di shkarkimi im a është politikë apo jo por unë e di qe kam dhënë maksimumin derisa kam qenë drejtor gjeneral i klubit”, është shprehur Azemi.
Pas karrierës 25-vjeçare në klubit, Azemi thekson se ndjehet i zhgënjyer me mënyrën e shkarkimit nga klubi ku ai ka dhënë gjithçka.
“Unë besoj që një ditë do të dal dhe do ti tregoj të gjitha infomatat se si ka ndodhur ngjarja, nuk kam qenë i kënaqur me vendimin e klubit sepse nuk e kam merituar këtë mënyrë dhe jam i zhgënjyer pasi ka pasur mënyra tjera të komunikimit posaçërisht me mua që isha 25 vjet lojtar i këtij klubi”, ka përfunduar Azemi.
Edo ishte emëruar drejtor gjeneral i klubit të basketbollit Prishtina më 18 qershor të vitit 2021. Ai ishte emëruar në pozitën e drejtorit nga kryetari i atëhershëm i klubit, Burim Maraj.
“Për arsye personale”, siç thuhej në njoftimin e faqes zyrtare të klubit, Maraj ishte larguar nga pozita e kryetarit më 14 nëntor të vitit 2022. Një ditë pas largimit të Marajt, përmes një mbledhje të jashtëzakonshem, Blerand Stavlici ishte emëruar u.d i kryetarit të klubit.
Me rikthimin e Stavliecit në krye të klubit Prishtina, ishte shkarkuar një pjesë e madhe e menaxhmenti të klubit, përfshirë këtu edhe ikonën e qytetit, Edmond Azemi.
Përgjatë 22 viteve sa ishte pjesë e klubit, Edmond Azemi ka fituar plotë 35 trofe: 12 Superliga të Kosovës, 14 Kupa të Kosovës, 7 Superkupa te Kosovës dhe 2 trofe të Balkan League./Paparaci.
