Arsenali nuk arriti ta transferojë prioritetin e tyre në këtë afat kalimtar, Mykhailo Mudryk, por tashmë ata kanë në plan transferimin e sulmuesit të Juventuesit, Dusan Vlahoviç.
Transferimi i Mudryk ishte pothuajse i përfunduar, por “Topçinjët” humbën transferimin e tij për 5 milionë euro. Sulmuesi i Shakhtar Donetsk u transferua te Chelsea pasi ata ofruan 100 milionë euro.
Tifozët e Arsenalit janë të indinjuar që kanë mbetur pa një përforcim të madh në një mënyrë të tillë, por drejtuesit e Topçinjve iu drejtuan menjëherë një zgjidhje tjetër në sulm.
Siç raporton “Calciomercato”, Arsenali është duke përgatitur një ofertë për Dushan Vlahovic, e cila do të arrijë në rreth 80 milionë euro.
Vlahoviç ishte i kërkuar nga Arsenali qysh në janarin e kaluar, por më pas, ai vendosi të kalojë nga Fiorentina te Juventus për 81.6 milionë euro dhe tani duket se ai mund të përfundojë ende në Londër, sepse Juventusi thuhet se është i gatshëm ta shesë atë.
