Trajneri i futbollit, Sami Sermaxhaj ka vendosur të falënderojë futbollistët e Malishevës një ditë pas largimit nga klubi, teksa ka hedhur dyshime mbi drejtorin e klubit, Kastriot Kafexholli.
Përmes një postimi në Facebook, Sermaxhaj i ka uruar suksese futbollistëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa ka shtuar dyshime mbi Kafexhollin.
“Të dashur futbollist të FC Malisheva, nga zemra ju uroj gjitha të mirat e kësaj bote, ishte knaqësia ime dhe bashkëpunëtorëve të mi Petrit Rushiti dhe Qëndrim Kida të punonin me ju. Vlerësojeni vet nëse ne ishim fajtor që nuk ju stërvitum dhe udhëheqëm profesionalisht apo ishte Kafegjolli që qëllimisht na mbante peng me kontrata të pa vërtetuara në klub dhe federatë për të realizuar qëllimin e tij që veq u bë publik. Mirëupafshim”, thuhet në postimin e Sermaxhajt.
Sermaxhaj ishte larguar nga klubi i Malishevës për shkak se sipas tij, drejtuesit e klubit nuk ia kishin vërtetuar kontratën në FFK.
Një ditë pas largimit të Sermaxhajt, Malisheva ka arritur marrëveshje me trajnerin, Bylbyl Sokoli.