Milot Rashica ka gjetur golin e parë me fanellën e Galatasarayt në Superligën turke.
Ylli kosovar shënoi golin e tretë në fitoren 4-0 të skuadrës së tij si mysafir i Giresunspor.
Me këtë fitore, Galatasaray blindon vendin e parë në tabelë me 48 pikë, shtatë më shumë se Fenerbahce.