Të fundit

BE “nervozohet me Serbinë dhe Kosovën: Po vutë kushte, s’ka takim!

Entuziazmin e një dite më parë të shefit te politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell për një takim në Bruksel brenda disa javësh me krerët e Kosovës dhe Serbisë, e frenuan pak më vonë zyrtarë të bllokut.

Sipas tyre, ka një pengesë të madhe në caktimin e datës së takimit dhe ato janë deklaratat publike të të dy liderëve, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq ku paraqesin paraprakisht kushte për një përballje të tillë.

Burimet insistojnë se mbajtja e raundit të ardhshëm të bisedimeve do të varet nga fakti varet nëse liderët e Kosovës dhe Serbisë do të “pajtohen për datën e agjendës së parë”, siç thonë ata, pa hyrë në detaje të mëtejshme.

Vuçiq u shpreh më herët se do të shkojë në Bruksel kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti ndërkohë në 6 shkurt, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, ndërsa javën që shkoi, shpalosi gjashtë kushte për formimin e kësaj bashkësie./rel

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci