Të fundit

Reali apo Al-Hilal, sot finalja e Kupës së Botës për Klube

Skuadra e Real Madridit dhe ajo e Al-Hilal do të përballen sot në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00, në stadiumin “Moulay Abdallah”.

Spanjollët në finale kaluan pasi eliminuan Al Ahlyn në gjysmëfinale duke e mposhtur me rezultatin 1:4, teksa skuadra nga Arabia Saudite triumfoi 2:3 kundër Flamengos.

“Los Blancos” me një triumf eventual sonte do të regjistronin një rekord të ri.

Real Madridi është skuadra që e ka fituar më së shumti herë (4) trofeun e Kupës së Botës për Klube, teksa sonte synon të pestin.

Ndërkaq, Al-Hilal ndodhet për herë të parë në finale të kësaj gare.

Sot do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë, mes Al Ahlyt dhe Flamengos, nga ora 16:30.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci