Të fundit

U përfol për një sherr fizik me Kejvinën, Einxhel flet për herë të parë

Ish-banorja e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Einxhel Shkira së fundmi ishte e ftuar në emisionin”Zemër Luana” ku ka rrëfyer shumë të pathëna sa i përket jetës së saj private.

Einxhel ka folur për ‘sherrin’ që kishte në të kaluarën me Kejvinën, me të cilën i kanë lënë pas hatërmbetjet dhe ka uruar vetëm që të jetë mirë pas situatës që ndodhi në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.

“Uroj të jetë mirë dhe ta ketë kaluar këtë momentin e vështirë së fundmi. Jemi njerëz dhe bëjmë gabime dhe në rritje mësojmë nga gabimet tona e përmirësohemi. Kështu që uroj të jetë ky rasti,” tha Einxhel.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2019, Einxhel, Kejvina dhe Oriola Marashi u përfshinë në një konflikt fizik. U tha se shkak për sherrin ishin disa komente ironike të Einxhelit për fitoren e ish-velinës së “Xing me Ermalin” në një puntatë të “Dance with me”.

Einxheli mohoi të jetë e vërtetë: “Nuk ka lidhje,” tha ajo asokohe. “Arsyeja ishte banale dhe nuk kishte pse të degjeneronte në sherr, kur mund të zgjidhej njerëzisht ose të evitohej fare”.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci