Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur me vështirësi Përfaqësuesen e Danimarkës.
Dardanët triumfuan në fund të ndeshjes me rezultat 78-73.
Më i dalluari te Kosova ishte kapiten kosovar, Dardan Berisha i cili shënoi 16 pikë i ndihmuar nga Valon Bunjaku dhe Drilon Hajrizi të cilët shënuan nga 14 pikë.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për parakualifikimet Eurobasket. Kosova humbi ndeshjen e parë ndaj Norvegjisë. /Paparaci.com
