Të fundit

Një tjetër 6-vjeçar në SHBA shkon me armë në shkollë

Nëna e një djali gjashtë vjeçar është arrestuar pasi ai çoi një armë në shkollën e tij fillore në Virginia – incidenti i fundit i tillë në shtetin amerikan.

Policia u thirr në shkollën fillore “Little Creek”, ku stafi ia dha pistoletën, raportoi BBC.

Askush nuk u lëndua, por një nënë thotë se djali e kërcënoi ta qëllonte vajzën e saj në klasë.

Muajin e kaluar një tjetër gjashtë vjeçar qëlloi dhe plagosi mësuesin e tij.

Në incidentin e fundit, nëna e djalit u akuzua për lejimin e qasjes së një arme zjarri të mbushur.

Incidenti i bën jehonë rastit të një djali gjashtë vjeçar që solli një armë në klasë, më 6 janar me pasoja gati fatale. Ai qëlloi dhe plagosi rëndë mësuesen e tij, 25-vjeçaren Abby Zwerner, e cila tani po padit distriktin që drejton shkollën fillore “Richneck”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci