Të fundit

Lushtaku me kritika ndaj bordit të RTK-së, përmend emërimet politike

Komisioni për Media ka thirrur në takim sot bordin e Radiotelevizionit të Kosovës me iniciativë të deputetëve të opozitës, anëtarë të këtij komisioni.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku pati një sërë kritikash për bordin e RTK-së.Sipas Lushtakut, bordi i RTK-së me emërimin e zëvendës drejtorit dhe drejtorit të televizionit ka anuar politikisht..

Lushtaku tha se bordi ka miratuar rregulloren për konflikt të interesit me qëllim përshtatjes individëve të caktuar.

“Ju e dini shumë mirw që ne kemi marrë pjesë në përzgjedhjen e juaj si bord, e dini që jemi angazhuar të kemi një bord apolitik dhe në çdo raport ka dalë që ky është bordi më apolitik. Ne ndihemi të shqetësuar me informata të ndryshme dhe për ketë ju kemi ftu juve për çështjet e ngritura. Ndihem i dëshpëruar nw ketë aspekt që ju jeni rrëshqitur në përfaqësimin politik, përkatësisht të mazhorancës. E kemi pa që ju keni miratu një rregullore për konflikt interesi që iu keni përshtat ndaj një grupi” – tha deputeti Mërgim Lushtaku.

Sipas tij, arsyeja e ndryshimit të rregullores është bërë për shkak të konkursit për zëvendësdrejtor, “për t’ia ndrequr rrugën” që Adi Krasta të cilin e quajti mbështetës së Vetëvendosjes. Ai pyeti nëse Krasta e përmbush kontratën e punës brenda RTK-së..

Emërimi i Rilind Gërvallës si drejtor i RTK1, RTK3 dhe RTK4, po ashtu u përmend nga Lushtaku, i cili pyeti nëse bordi ndihet keq për këto emërime, duke akuzuar se e ka degraduar mediumin publik.“Ju po e degradoni çdo ditë RTK-në. A ndiheni keq për këto? Janë edhe vendimet e inspektoratit të vendit gjatë javës qw lëmë pas. degradimit të shefit tw marketingut dhe të kryetarit të sindikatës. Janë edhe shumë të tjera me sa e di unë. Ju vetë keni deklaruar që nuk do të bëni marrëveshje me kompensim” – tha nw mes tjerash deputeti Lushtaku.Ai akuzoi bordin se ka krijuar frikë te punëtorët dhe se nuk kanë bërë asgjë, ndonëse ka premtuar reforma.

Kryetari i këtij komisioni, Valon Ramadani (LVV) tha se për ato që flet Lushtaku ka agjenci dhe nuk mund të vazhdohet me etiketime të tilla.

“Ju përmendet me emra Adi Kastra dhe Rilind Gërvalla, që janë simpatizant të LVV-së. Ka agjencion për këtë punë. Nuk mund të shkojmë me këso etiketime.

I përmendet me emra përndryshe nuk e kisha marrë fjalën” – u shpreh Ramadani.

Kryetari i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Besnik Boletini dha sqarimet e tij për çështjet e përmendura nga Lushtaku.

Ai tha se kandidimi i Adi Krastës ka qenë i mirëseardhur për ta e se puna e tij do të shihet, dhe se në rregullore është ligji.Ai shtoi se mendojnë që RTK ka qenë e mbyllur për një kohë të gjatë dhe duhet të hapet.“Ne i kuptojmë shqetësimet por nuk i mirëkuptojmë tendencat me i keqkuptu. Kur flitet për rregullore që ajo ka nis në muajin maj sepse kemi pas probleme në konkurse që kanë apliku baba, djali, vajza” – u shpreh Boletini.

Ai vazhdoi duke thënë se janë të interesuar për debat konstruktiv e jo për përplasje.
“Te çështja e zotit Gërvalla, ne kemi pasë dhe kemi analizu krejt reagimet që kanë qenë në opinion dhe ka qenë dilemë mos me ra në presion të askujt. Ne i kemi pa të gjitha, jemi shku në institucion dhe kemi marrë plot e-maile për secilin” – tha Boletini.

Boletini tregoi një shembull, ku ka pas e-maile se Gërvalla është me PDK-në.“Me pas dashtë me e pru dikënd me lidhje me pushtetin e kemi pru dikën që nuk e njeh askush, as ju, as ne, e jo kaq me tupan. Respektimi i ligjit ka kosto. Puna në televizion shihet çdo dite. Prej se kemi ardhë ne s’ka pas asnjë lajm me tendencë apo të censuruar” – u shpreh Kryetari i Bordit të RTK-së.

Për pagat, ai tha se është çështje qe e kanë sqaruar dhe se është dashur që ata të bëjnë më shumë lidhur me këtë.

Po ashtu tregoi se kanë bërë kërkesë në komision për ta caktuar pagën e jo bordi.

Për vendimet e inspektoratit foli Drejtori Gjeneral, Shkumbin Ahmetxhekaj.

“Dje është riaktualizu një temë e janarit. Sa i përket dënimeve, ne kemi të drejtën e ankesës, ne kemi rrugë tjera, funksionojmë dhe me ligj sekondar. Po më pengon lehtësia e konstatimit”- tha Ahmetxhekaj.Besim Muzaqi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje abstenoi në votimin e rendit të ditës sepse sipas tij, vetë mënyra e thirrjes së bordit në ketë mbledhje ka qenë paragjykuese.

“Do të abstenoj për rendin e ditës, nuk votoj për sepse mënyra qysh është thirrë, mënyra e ftesës ka qenë e politizuar tej mase. Kemi pasë një kërkesë për raportim që në titullin e vet që të raportojë për punësime politike. Unë do të qëndroj këtu por nuk pajtohem për këtë mënyrë”- tha Muzaqi, ndonëse votoi pro edhe deputeti Njazi Isaku nga LVV pati kritika për rendin e ditës duke thënë se nuk janë cekur temat e diskutimit.

“Meqenëse në rendin e ditës e kemi takimin e komisionit me bordin e RTK-së, por nuk e di cilat janë pikat e diskutimit, cilat janë temat, është tej zyrtare në e-mail. Ne e dimë që me votën tonë kundër do të anulohej por ne do të qëndrojmë. Vota ime do të jetë për që mos ta bllokojmë”- u shpreh Isaku.

Valon Ramadani tha se kjo mbledhje është thirrur me iniciativë të Mërgim Lushtaktut dhe 1/3 e anëtarëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci