Qendërmbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani është afër rinovimit të kontratës me gjigantët italianë.
Rrahmani është kthyer në protagonist te skuadra e Napolit, duke i udhëhequr ata në rrugën drejt titullit të kampionit në Serie A.
Duke parë formën e tij të mirë, drejtuesit e klubit italian ia kanë ofruar kapitenit kosovar rinovimin e kontratës.
Sipas raportimeve të fundit, Rrahmani do të jetë pjesë e Napolit edhe për katër vjet tjera. Rinovimi i kontratës do ta mbaj atë në Napoli deri në vitin 2027, ku do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit.
Rrahmani është bashkuar me skuadrën e Napolit në vitin 2020. Ai është paraqitur në 82 ndeshje, teksa ka arritur të shënoj gjashtë gola.
Pas 33 viteve, Napoli është më afër se kurrë për ta arritur titullin e kampionit në Serie A. Momentalisht ata kryesojnë tabelën italiane me 65 pikë, me 18 pikë më shumë se Interi në pozitën e dytë.
