Të fundit

Takimet me opozitën, Lajçaku pritet në selinë e PDK-së

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur të premten takimet me përfaqësuesit e partive opozitare.

Takimin e parë, Lajçaku e ka nisur në selinë e PDK-së, ku është pritur nga kryetari, Memli Krasniqi, nënkryetarja e parë, Vlora Çitaku dhe sekretari i partisë, Bernard Nikaj.

Lajçaku pritet të takohet gjatë ditës edhe me zyrtarë të LDK-së e AAK-së.

Lajçaku një ditë më parë është takuar edhe me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani, takime të cilat i ka cilësuar konstruktive në procesin e dialogut.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci