Të fundit

Çitaku ia rikujton pushtetit aferën Berishaj, pas raportit të DASh-it për Kosovën

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë një koment pasi raporti i Departamentit të Shtetit për pjesën e Kosovës thotë se “Ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive”.

Në raportin për vitin 2022 thuhet se “pati raportime të shumta për korrupsion në qeveri”, teksa përmendet se zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar.

Këisoj, ish-ambasadorja kosovare në ShBA përmendi aferën financiare të ambasadorit Martin Berishaj.

Sipas saj, Qeveria Kurti 2 vazhdon ta mbajë në detyrë diplomatin kosovar.

“Pa një zor nuk e mbrojnë me kaq zell”, shkroi ajo në Facebook.

Përndryshe, Berishat po hetohet në Kosovë për tri vepra penale: shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe fshehje të pasurisë.

Megjithëkëtë, vazhdon ta përfaqësojë Kosovën në Kroaci nën mbrojtjen e kryeministrit dhe presidentes./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci