Të fundit

​Arianit Jakupi rikthehet në krye të Odës së Farmacistëve

Gjyqi i Nderit i Odës së Infermierëve të Kosovës e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin për mocion mosbesimi ndaj kryetarit të Odës së Infermierëve, Arianit Jakupit.

Kështu ka bërë të ditur vet Jakupi. Rrjedhimisht ai do të rikthehet në krye të Odës së Farmacistëve.

“Dua të falënderoj të gjithë kolegët dhe miqtë që i kanë besuar punës time të drejtë. Por edhe të gjithë strukturës së OFK-ës, edhe nga mandati i kaluar, por edhe në këtë mandat”, është shprehur ai.

Kuvendi i Odës së Farmacistëve e kishte shkarkuar atë më 25 janar, 2023.

Shkarkimi ishte miratuar me 29 vota pro, përmes një mbledhjeje të jashtëzakonshme, nën arsyetimin se ai ka shkelur një rregullore gjatë procedurave zgjedhore që e njëjta odë i ka pasur, qershorin e kaluar.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci