Të fundit

Bajrami: Nëse themelohet Asociacioni, Gjykata Kushtetuese duhet të këtë autoritet shtesë

Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka deklaruar sonte se nëse themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, atëherë, Gjykatës Kushtetuese duhet t’i jepen kompetenca shtesë.

Sipas tij, duhet t’i thuhet jo një Asociacioni që i tejkalon kompetencat kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ka vënë interpretim. Momentin kur themelohet Asociacioni duhet menduar seriozisht që t’i jepet kompetencë shtesë Gjykatës Kushtetuese. Momentin që themelohet Asociacioni duhet krijuar tre mekanizma mbikëqyrës”, tha ai sonte në një intervistë të dhënë për KTV-në, transmeton Paparaci.

Sipas tij, mekanizmi i parë është ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, kurse i dyti kontrolli i qeverisë.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese është i mendimit se Qeveria e ka nën kontroll Asociacionin “nëse ka tendenca për t’u shndërruar në një pushtet të tretë”.

Gjithashtu, ai shprehet se “niveli i tretë është Gjykata Kushtetuese, të cilës duhet dhënë një kompetencë shtesë”.

“Ashtu siç i vlerëson kushtetutshmërinë e statutit të komunave, njëjtë të bëjë edhe Asociacionin”, u shpreh Bajrami.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci