Publiku vendosi që Olta dhe Kiara të shkojnë “kokë më kokë” në nominim. Për të qenë transparent me të dyja çiftet, Vëllai i Madh vendosi që grafiku i votimeve të shfaqej në ekran, në dhomën e ndenjes.
86 përqind e publikut votuan për Oltën dhe Kiarën, ndërsa 14 përqind për Kristin dhe Qetsorin.
Por, Visi në një bisedë me banorët është shprehur se do të largohet nga shtëpia të dielën.
Ai ka thënë se nuk ka asgjë personale me banorët në shtëpi, por nuk përshtatet dot më me këtë lojë.
Mbetet të shihet nëse do të anulohet televotimi për Oltën dhe Kiarën.