Aktivistja dhe zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teuta Rusta është shprehur se kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti nuk do të humbasë pushtetin.
Për këtë arsye sipas saj, ai po pranon dhe kushtet e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Këtë deklaratë e bëri në një intervistë për Euronews Albania, duke thënë se tashmë Serbia është më e favorizuar se Kosova dhe fajtor për këtë sipas saj është vetë Kurti, transmeton Paparaci.
“Ne nuk kemi parë asnjë propozim të vetëm nga Kurti që është hedhur poshtë. Kurtin ka fuqizuar pikat e marrëveshjes. Çështja në veri ne e dimë se si është. Prej tre marrëveshjeve në Bruksel ai tërhoqi atë të targave , dhe krijoi tensione pa pikën e nevojës. Vetë Kurti e legjitimoi Vuçiq që të kërkonte asociacionin. Ai krijoi situatën që Vuçiq tani të gëzojë mbështetje shumë më shumë se Kosovën në raport me asociacionin”, theksoi ajo.
