Një banesë në fshatin Ravonik të Korçës është përfshirë nga flakët. Mësohet se pronari i banesës vuan nga probleme mendore dhe ia ka vënë flakën vetë banesës.
Fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime pasi zjarrfikësja ndërhyri në kohë duke shuar flakët.
Ndërkohë, policia shqiptare po kryen veprimet për ngjarjen.
