Qytetarët e Kosovës nga 1 prilli do ta paguajnë 15 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike, pas një vendimi të marrë sot nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, shprehet se “sikur të mos ishin dëmtuar mjaft qytetarët nga rritja e çmimeve, mos-rritja e pagave dhe humbjet e Trust-it, tash do të shpenzojnë edhe më shumë buxhet familjar për energji elektrike.”
Sipas Mustës, mashtrimet e Qeverisë kurtit do të vijnë në njërën nga dy format, që i ka renditur në Facebook.
“1. Kinse qytetarët nuk do të paguajnë më shumë sepse do të subvencionohen. Por, subvencionet paguhen nga xhepi i vet qytetarit, nga tatimet e tyre!
2. Kinse çmimi do të rritet vetëm për bizneset. Por, ato biznese si rrjedhojë do t’i rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve ndaj qytetarëve, pra prap nga xhepi i qytetarëve”, shkroi ai.