Policia e Kosovës ka njoftuar sot se është arrestua një 43-vjeçar në Ferizaj, i cili ishte i kërkuar.
I dyshuari me inicialet M.TH., sipas Policisë, ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ me dënim burgimi prej nëntëdhjetë (90) ditëve.
“Sot, në ora 09:00 në Ferizaj, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës M.TH (M/K) i moshës 43 vjeçar. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së.
