Të fundit

Haradinaj deklarohet për incidentin në veri: Neglizhencë e panevojshme e policisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për incidentin në veri të Mitrovicës ku është plagosur një qytetar i komunitetit serb.

Haradinaj ka thënë se i vjen keq për këtë incident që ka ndodhur, pasi atje siguria edhe ashtu është e brishtë.

“Më vjen keq për këtë incident, është qytetarë serb pir ai mund të jetë edhe shqiptarë. Policia i ka normat rregullat,,, mirëpo në atë zonë siguria është e ndishme. Mund ta reflektojnë një pasiguri kur takojnë një qytetarë, nëse policia e konstaton se ai person është i rrezikshëm edhe pa i pa armë mund të përdor armë”, është shprehur Haradinaj në Rubikon.

Haradnaj tutje ka thënë se është një neglizhim i panevojshëm i policisë për shkak se fillimisht deklaroi se nuk kanë gjuajtur ata me armë e më pas e pranuan.

Ai tha se nëse ka qenë i nevojshëm përdorimi i armës policia nuk duhet të fshehët dhe u bëri thirrje qytetarëve serb në veri që t’iu besojnë institucioneve të sigurisë së Kosovës.

,Më erdh keq sepse është një gabim i policisë tonë, një deklaratë se policia s’ka marrë pjesë, nuk ka nevojë policia të fshehët kur përdor armë, unë mendoj që është një neglizhim i panevojmëm. Më erdhi keq që policia nuk ka tregu me kohë, shpresoj që të mos kemi raste tjera, i bëjë thirrje qytetarëve serb që të iu besojnë institucioneve të sigurisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci