Debatit për fenë dhe kombin i është bashkëngjitur edhe avokati kosovar, Arianit Koci.
Reagimi i tij i së hënës vjen pasi të dielën u publikua në media një video imamit nga Prizreni, Mazllam Mazllami, i cili përmes platformës “Tiktok” shihet duke përdhosur flamurin e Shqipërisë.
Për më tepër, ai dëgjohet duke thënë se flamuri i Shqipërisë “është harrën, leckë, bezë”.
Prandaj, Koci shkroi në status në Facebook duke thënë se beson në Zot. Ai shtoi se sa është katolik, është edhe mysliman.
Por, Koci tha se “e jep fenë katolike e fenë islame dhe krejt fetë të tjera, për komb e flamur”, transmeton Paparaci.
“Besoj në Zot! Sa jam katolik jam edhe musliman. Por, e jap fenë katolike, fenë islame dhe krejt fetë tjera, për komb. Për flamur e shqiponjë!”, përfundoi Koci.
