Të fundit

Sulmet e grupit “Me Kryeministrin” – reagon Federata Evropiane e Gazetarëve

Presidenti i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, i ka quajtur të turpshme sulmet e grupit #meKryeministrin ndaj gazetarëve, të cilat u përkrahën edhe nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, përcjell Paparaci.

Gutierrez ka shprehur mbështetjen e tij ndaj gazetarëve duke komentuar në një reagim në Facebook ku Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuha linçuese e grupit #meKryeministrin ndaj gazetarëve.

“Mbështetje e plotë nga Federata Evropiane e Gazetarëve për AGK-në! Sa turp të përpiqesh të diskreditosh gazetarët në një mënyrë të tillë! Ky është thjesht një sulm kundër lirisë së shprehjes dhe të drejtës së qytetarëve të Kosovës për qasje në informata. E turpshme!”, ka komentuar Gutierrez.

Kujtojmë se sot ka reaguar edhe AGK-ja daj gjuhës linçuese ndaj gazetarëve nga grupi #meKryeministrin, në Facebook, grup ky i cili u përkrah edhe nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

“Ky grup, i cili është hapur dhe funksionon në shërbim të partisë në pushtet dhe kryeministrit, Albin Kurti, vazhdimisht ka sulmuar gazetarë të medieve të ndryshme të Kosovës. Edhe pas rihapjes, grupi ka sulmuar një pjesë të medias duke i quajtur ato të Klanit Pronto. Përkrahja publike e deputetes së Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ndaj këtij grupi dhe kësaj gjuhe të përdorur, i vë seriozisht në rrezik gazetarët, andaj është e dënueshme dhe e prapranueshme për AGK-në”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci