Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, ka thënë sot se “përderisa Serbia përdor dhunën, frikësimin, korrupsionin dhe tani po përdor ndërhyrje në zgjedhje në veri të Kosovës, ajo po pretendon rrejshëm se institucionet e Kosovës po organizojnë zgjedhje “jodemokratike”.
Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë shtyrë zgjedhjet nga 22 dhjetori në 23 prill për katër komunat veriore, transmeton Paparaci.
Ai po ashtu bëri të ditur se KQZ-ja ka zgjatur afatin e regjistrimit të partive/kandidatëve nga data 18 mars në 22 mars.
Vela shkroi në Twitter se partitë dhe kandidatët serbë të Kosovës janë regjistruar për zgjedhjet e 23 prillit
“Lista Srpska përfaqësohet dhe merr pjesë në KQZ, ku po zhvillohen të gjitha përgatitjet zgjedhore për 23 Prill”, përfundoi ai.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen të dielën pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe në komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit të vitit të kaluar.
Ata vepruan kështu pasi Qeverisa Kosovës mori vendim për t’i riregjistruar makinat me targa serbe në targa të Kosovës.
