Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka reaguar pasi sot në Strasburg u firmos vendimi për heqjen e vizave ndaj kosovarëve për zonën Schengen, duke filluar prej fillimit të vitit tjetër.
Ajo e quajti moment krenarie ngjarjen e sotme, teksa u shpreh se sot “dhamë dritën jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave për Kosovën”
“Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për popullin e Kosovës – të udhëtojë, të bëjë biznes, të thellojë lidhjen me evropianët”, shkroi ajo në Twitter, teksa mori një falënderim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Signed, sealed, delivered.
Proud moment for @Europarl_EN as today we gave our final green light for visa liberalisation with Kosovo.
This will make life easier for the people of Kosovo – to travel, to do business, to deepen the bond with fellow Europeans. pic.twitter.com/cZVx5eZ8QU
— Roberta Metsola (@EP_President) April 19, 2023
