Të fundit

Mustafa: Unë s’do t’ia bëja kuorumin për presidente Osmanit

Ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se po të ishte në krye të kësaj partie kur u zgjodh Vjosa Osmani presidente, ky nuk do të ia kishte bërë kuorumin.

Sipas tij Osmani, po sillet sikur të jetë pjesë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

“S’kam dashur të jem pjesë e vendimmarrjes sepse po të vazhdoja të isha kryetar, edhe këtu do të kisha qëndrim tjetër”, ka thënë ai.

“Një frikë ka qenë atë kohë që s’mund ta përballojmë edhe njëherë të futemi në zgjedhje sepse po të mos zgjidhej, do të futeshim edhe një herë në zgjedhje”, tha Mustafa në KTV.

“Nëse është dhënë vota me kusht që të sillet si faktor unifikuese, do ta arsyetoja, por këtë s’po e shoh. Nuk e shoh një sjellje të tillë. Kam përshtypjen që ajo sillet si pjesë e Vetëvendosjes. Të gjitha vendimet që i merr Qeveria pa asnjë vërejtje i çon përpara. Gjatë fushatës edhe Kurti edhe Osmani ishin zotuar se bashkërisht do të çojnë përpara dialogun në Bruksel. Më pas doli që e bën vetëm Qeveria”, është shprehur ai

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci