Të fundit

“Shkaku yt ka ikur Elez Blakaj”, “Lidhje e shkurtër e dostave”, përplasje e akuza mes Haxhiut e Haradinajt

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhoi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj janë përplasur me akuza e kundërakuza në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për arrestimin e Kryeshefit të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës.

Në këtë seancë, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka thënë Haradinajt se ish-Prokurori Elez Blakaj e ka lënë Kosovën shkaku i tij dhe i ndërhyrjes së tij në sistemin e drejtësisë, përcjell Paparaci.com.

Haxhiu sërish ka përdorur frazën se “nuk ke të drejtë me folë”, teksa i drejtohej për komentet e tij mbi çështjet e drejtësisë.

“Së pari ndoshta ju kujtohet të gjithë që në Kosovë një Prokuror Special është detyruar të lëshojë vendin për shkak teje z. Haradinaj, sepse sa ke qenë kryeministër ti ke kërkuar raport me shkrim që brenda 30 ditësh të japë informacione që i ka në adresim ish-Prokurori Special Elez Blakaj, kjo është ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë. Sepse si kryeministër i vendit nuk ke të drejtë t’i kërkosh prokurorisë llogari, madje me ditë, raport për lëndët që po heton, për shkak teje dhe për shkak qasjes tënde dhe sistemit, i njëjti nuk është mbrojt.Ti nuk ke drejtë me folë për këtë çështje në Kuvendin e Kosovës.”, tha Haxhiu.

Haxhiu i ka thënë Haradinajt se është pasuruar që nga koha kur punon në institucione.

“Kur flasin për krim e korrupsion, z. Haradinaj Kosova është vend i vogël. Mos thuani diçka në foltore të Kuvendit që nuk e besoni as ju. Duke qenë se Kosova është vend i vogël, ne e dijmë ku kemi qenë dhe ku jemi, sa pasuri keni pasur dhe sa keni, kur flasim për krim e korrupsion, veç me ta pa pasurinë tënde që e ke kriju prej momentit kur ke filluar të punosh në institucione është e mjaftueshme me e kuptu kush është i përfshirë në krim e korrupsion.”, tha ajo.

Haradinaj ka shfrytëzuar hapësirën e tij për replikë ku iu është drejtuar qytetarëve të Kosovës duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka krijuar një model të ri të korrupsionit.

“Lidhje e shkurtër e dostave”, e ka quajtur Haradinaj, duke thënë se pjesë e “dostave” është edhe Albulena Haxhiu.

“Unë kam vetëm diçka me ju thanë, Albin Kurti me vetëdije ka krijuar modelin e korrupsionit. Lidhje e shkurtër e dostave. Një ndër këta dosta është edhe ministrja. Dhe i kanë dostat nëpër krejt institucionet vendimmarrëse financiare. Dhe mund të mos jeni ju deputetë.”, tha Haradinaj. /Paparaci.com/ 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci