Të fundit

Shkrimtarja dëshmon në gjyq: “Donald Trump më përdhunoi”

Fillimisht, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump-in për të blerë veshje të brendshme grash në një dyqan luksoz do të ishte thjesht “diçka argëtuese në Nju Jork”.

Sipas E. Jean Carroll, madje edhe kur ish-sipërmarrësi e orientoi drejt dhomave të ndërrimit, ndërsa sfidonin njëri-tjetrin për të provuar një palë të brendshme transparente, ajo imagjinoi diçka të ngjashme me një skeç që kishte shkruar për emisionin humoristik “Saturday Night Live”.

Por shumë shpejt, “e gjithë arsyeja që isha gjallë në atë moment ishte për t’u larguar nga ajo dhomë”, dëshmoi zonja Carroll të mërkurën në gjyqin për padinë e saj për përdhunim.

“Jam këtu pasi Donald Trump-i më përdhunoi, dhe kur shkruajta për këtë, ai tha se nuk ka ndodhur. Ai gënjeu dhe dëmtoi reputacionin tim dhe unë jam këtu që të përpiqem të rifitoj jetën time”, u tha zonja Carroll anëtarëve të jurisë gjyqësore.

Ndërsa ajo u ul në bankinë ku shpesh u përlot, nga larg zoti Trump përsëriti këmbënguljen e tij se pretendimi i zonjës Carroll për një përdhunim në vitin 1996 është krejtësisht sajesë. Ai e quajti çështjen “një mashtrim i sajuar”.

“Kjo është një histori mashtruese & false – Gjueti Shtrigash!”, shkruajti zoti Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social. Komentet e tij e shtynë gjykatësin që të paralajmërojë avokatët e zotit Trump se ai mund t’i sjellë kështu vetes probleme të mëtejshme ligjore.

Ish-Presidenti Trump nuk ka marrë pjesë deri më tani gjatë procesit gjyqësor, por avokatët e tij thanë të martën se ai ndoshta mund të vendosë të dëshmojë.

Gjyqi vjen ndërsa ish-presidenti po kërkon të marrë sërish nominimin republikan për të kandiduar për president, dhe disa javë pasi u vetë deklarua i pafajshëm për akuza të tjera penale që kanë të bëjnë me pagesat për të fituar heshtjen e një aktoreje pornografike, e cila thotë se ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Zonja Carroll, ish-autore 79 vjeçare e artikujve ku jepte këshilla, ishte pothuajse në rolin e dëshmitares. Pasi qau duke u thënë anëtarëve të jurisë se “të kem mundësinë të shfaqem në gjykatë do të thotë gjithçka për mua”, ajo e mblodhi veten me shpejtësi dhe nuk pranoi të bënte pushim.

“Nuk do të rri këtu duke qarë dhe të humbas kohën e të gjithëve”, tha ajo.

Zonja Carroll dëshmoi se u shkëmbye me zotin Trump tek dyert rrotulluese të dyqanit luksoz Bergdorf Goodman në mbrëmjen e një të enjteje në pranverën e vitit 1996. Në atë kohë, ajo po shkruante për revistën Elle, pasi kishte shkruar më parë edhe për emisionin e humorit “SNL”. Në atë kohë, zoti Trump ishte manjat i pasurive të patundshme dhe i njohur në rrethet sociale të Nju Jorkut.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci