Të fundit

Cristiano Ronaldo mund të kthehet te Real Madridi?

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo thuhet se ka shprehur dëshirë për tu larguar nga Al-Nassr vetëm pak muaj pasi u bashkua me klubin saudit.

Sipas raportimeve nga “El Nacional”, Ronaldo ka shprehur dëshirë për tu kthyer në Madrid. Atij është duke i munguar jeta që është mësuar ta ketë në Spanjë, ndërsa rikthimi i tij është i mundur me Perez që ka shprehur dëshirën për bashkëpunim.

“Florentino Perez ka garantuar se Ronaldos nuk do t’i mungojë puna në Santiago Bernabeu. Por, është e qartë se ai nuk do ta bëjë këtë si lojtar, sepse konsiderohet se cikli i tij në Madrid si futbollist është mbyllur”, raporton mediumi spanjoll.

Partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez po ashtu e ka paralajmëruar rikthimin në kryeqytetin spanjoll, aty ku çifti ishte takuar për herë të parë.

Ronaldo është legjendë e Real Madridit pasi i kishte shënuar 451 gola në 438 ndeshje në kohën sa luajti në “Bernabeu”.

Ai e fitoi Ligën e Kampionëve katër herë, tri herë Botërorin e Klubeve dhe Superkupën e Evropës, La Ligan dy herë, plus disa herë Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës me gjigantin spanjoll.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci