Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarave për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H , për shkak të veprave penale” Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H e ka aprovuar

Prandaj, të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin.

“Paraburgimi iu është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1, pika 1.1 si dhe 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, thuhet në vendimin e Gjykatës.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci