Të fundit

Rusia lëshon urdhërarrest për prokurorin që nxori urdhërarrestin për Putinin

Rusia ka lëshuar një urdhërarrest për prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) i cili në mars përgatiti një urdhërarrest për presidentin rus Vladimir Putin ndaj akuzave për krime lufte, njoftuan mediet ruse të premten.

Prokurori britanik, Karim Khan, u shtua në listën e të kërkuarve të Ministrisë së Brendshme, tha agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar bazën e të dhënave të ministrisë.

Moska hapi rastet kundër prokurorit Khan dhe tre gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale më 20 mars, disa ditë pas urdhrit për arrestimin e Putinit.

GJNP-ja dhe zyra e saj e prokurorit nuk dhanë ndonjë koment për rastin.

Urdhri i GJNP-s arrestimin e Putinit dhe zyrtares ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, ndaj akuzave për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.

Rusia nuk ka fshehur një program sipas të cilit ka çuar mijëra fëmijë ukrainas në Rusi, por e paraqet atë si një fushatë humanitare për të mbrojtur të braktisurit në zonën e konfliktit.

Rusia dhe Putini mohojnë kryerjen e krimeve të luftës gjatë asaj që Kremlini e quan operacionin e tij special ushtarak në Ukrainë, duke thënë se ata janë viktima të agresionit dhe gënjeshtrave perëndimore.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci