Pas disa të shtënave me armë zjarri, janë arrestuar pesë të dyshuar të cilët janë familjarë dhe vëllezër mes vete.
Ata filluan të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit – pa ndonjë pasojë – pas dyshimeve se te shtëpia tyre kanë hyrë disa persona për të kryer vjedhje.
Gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSh) dhe në rroba civile, këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar në drejtim të tyre, por pa pasoja.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orë 21:10 në lagen Përroi i Njelmët në Prishtinë. Më konkretisht, incidenti ndodhi në rrugën “Okarina”, transmeton Paparaci.
“Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.