Të fundit

Ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

Në Kosovë për sot janë paralajmëruar që të zhvillohen disa ngjarje.

Sipas kalendarit të ngjarjeve, ato pritet që të fillojnë në ora 09:00 dhe të përfundojnë në ora 16:00.

Më poshtë gjeni ngjarjet e planifikuara

  • 09:00Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani  Pas takimit të dy homologët  mbajnë konferencë për medie. (Objekti i MPJD-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapjen e Odës Nordike. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00Zv.ryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, organizon takimin konsultativ ku do të diskutohet rreth Ligjit për persona me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Qeverisë)

  • 10:00

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bën intervistimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

  • 10:25Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është kryesues aktual i OSBE-së. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik për Projektligjin për Zhvillim Rajonal të Balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

  • 12:20Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në detyrën e kryesuesit të OSBE-së. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:45Fondacioni “Hasan Prishtina” mundëson shfaqjen e premierës së filmit dokumentar “Gjurmëve të Hasan Prishtinës”. (British School of Kosova, Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpërndan certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës. (Ish-objekti Rilindja)

  • 14:30Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Vushtrri)

  • 16:00Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së mban mbledhje. (Hotel “Emerald”)

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci