Të fundit

Sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 14:30, në lagjen Vetërnik, në Prishtinë, për kontrolle rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit BMW.

Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj një armë të shkurtë (lloji TT), në karikatorë si dhe 4 fishekë.

“I dyshuari R.K, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim,në stacionin policor jugu në Prishtinë. Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci