Drejtori i drejtorisë së sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova ka njoftuar se ka filluar renovimi i shtegut për ecje dhe vrapim në lagjen Taukbahqe të Prishtinës.
Përmes një postimi në Facebook, Rugova ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët deri në përfundimin e punimeve.
“Në këtë kohë, do t’ju kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Ju lutemi që të shmangni kalimin në zonat e punës, në mënyrë që ata të mund të punojnë me lehtësi dhe pa rrezikshmëri”, ka shkruar Rugova.
