Të fundit

LVV-ja ia jep një goditje të rëndë Ramës, shkarkohen 20 aksionarë komunalë

Koalicioni PDK-LDK nuk do të ketë dorë më në ndërmarrjen publike komunale në Prishtinë. Përfaqësuesit e tyre në Komisionin Komunal të Aksionarëve janë shkarkuar sot nga opozita. Në vendin e aksionarëve të shkarkuar, janë emëruar asamblistë të opozitës LVV-AAK-Nisma.

20 aksionarë të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale në Prishtinë janë shkarkuar sot në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.

Aksionarët e ndërmarrjeve komunale janë shkarkuar me votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së, dy partive opozitare. Pro shkarkimit të tyre ka votuar edhe Endrit Zabërgja, asamblisti i Nismës në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

20 aksionarët e shkarkuar mbanin pozita në dhjetë ndërmarrje publike komunale. Ata ishin asamblistë të koalicionit qeverisës mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë.

Shkarkimi i tyre është bërë me votat e opozitës së përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në media ditëve të fundit është raportuar se zhvillimet e ditës së sotme rrezikojnë ta shpërbëjnë përfundimisht koalicionin, tashmë të lëkundur, mes LDK-së dhe PDK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci