Të fundit

Hawaii në hall me turistët që ndjekin vullkanet

Zyrtarët e turizmit në Hawaii u kanë bërë thirrje turistëve që të kenë kujdes ndaj kulturës së shtetit nëse do të vijnë për të parë shpërthimin e vullkanit Kilauea, një prej vullkaneve aktive në botë.

Kilauea, vullkani i dytë më i madh në Havaii, ka shpërthyer të mërkurën pas tre muajsh pauzë. Lajmi për shpërthimin e vullkanit ka ngritur numrin e turistëve në parkun kombëtar të Hawaiit, shkruan AP.

Observatori i Vullkaneve ka ulur nivelin e alarmit të premten, duke lejuar turistët që t’u afrohen më shumë pikave shpërthyese. Për shumë vendas të Hawaiit, shpërthimi i vullkanit ka rëndësi të madhe kulturore.

Disa prej tyre luten në momentin e shpërthimit të vullkanit. Ndër një nga atraksionet kryesore janë vullkanet e famshëm të Havaiit, kryesisht të ekspozuar në të famshmin “Parku Kombëtar i Vullkaneve të Havaiit”, i cili i siguron vizitorit histori, aventura dhe natyrisht turne udhëzues në vullkanet e arritshme.

Parku i Vullkaneve në Havai ekspozon rezultatet e 70 milion viteve të vullkanizmit, migrimit dhe natyrisht evolucionit, procese që dikur dominonin oqeanet për t’u bërë tokë, male dhe vepra kolosale të artit natyror.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci