Makineri e rëndë – eskavator është afruar në lumin Lepenc, aty ku po bëhen përpjekje për ta nxjerrë veturën që ndodhet brenda lumit.
Eskavatori ka hyrë brenda në ujë dhe filloi përpjekjet për nxjerrjen e veturës.
Vetura është me ngjyrë të zezë, por ende nuk është konfirmuar nëse është ajo e familjes Pacolli nga Prishtina.
