Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se nëse kryeministri Albin Kurti e konsideron çështje nacionale dialogun me Serbinë, duhet të krijojë unitet politik, përcjell Paparaci.
Duke e përdorur një fjalë të urtë popullore, Selimi thotë se kjo çështje është test për skenën politike për të parë se kush është më i fokusuar te e mira e nacionale apo te kalkulimet politike.
“Në kohën e intensifikimit të dialogut, KM Kurti e ka rendin që të krijojë unitet. Kjo për shkak se e teston skenën politike, kush e konsideron dialogun çështje nacionale e kush e ka për kalkulime politike. Që thotë populli “kush e ka përnime e kush do m’i ia lon komt e arushës’”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
