Të fundit

Siguri maksimale në Graçanicë, të pranishëm Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i

Disa vetura të blinduara të EULEX-it kanë arritur në Graçanicë për t’iu bashkuar forcave të rendit.

Tani zona përreth manastirit në Graçanicë, ku do të mbahet ceremonia, po sigurohet nga Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX.

Situata momentalisht është e qetë ndërsa serbët kanë nisur të mblidhen për të shënuar festën e tyre, e njohur si Vidovdani.

Përveç Policisë së Kosovës dhe EULEX-it aty shihet edhe KFOR-i duke monitoruar gjithë situatën.

Brenda oborrit të manastirit është ngritur një podium ku do të mbahen fjalime.

Situata është e qetë ndërsa policia për të ofruar siguri, ka mbyllur përkohësisht rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Veternik dhe në Mramor.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci