Të fundit

Gjermania zvogëlon përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën, përfshirë edhe sektorin e sigurisë

Qeveria e Gjermanisë ka njoftuar se ka vendosur që të zvogëlojë përkohësisht bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, duke përfshirë këtu edhe sektorin e sigurisë.

Një vendim i tillë i gjermanëve vjen pasi Qeveria e Kosovës ende nuk ka plotësuar kërkesat e ndërkombëtarëve (BE dhe ShBA) për ta shtensionuar situatën në veri.

Në një përgjigje për Nacionalen, ambasada e Gjermanisë në Kosovës e konfirmoi se ka marrë vendim që ta zvogëlojë bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës, por përkohësisht.

“…lidhur me këtë BE-ja paralajmëroi masa për kufizimin e bashkëpunimit me Kosovën në fusha të ndryshme në rast se qeveria e Kosovës nuk do të merrte masat përkatëse për deeskalim. Në përputhje me këto politika, edhe Qeveria gjermane ka vendosur të zvogëlojë përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën, duke përfshirë edhe sektorin e sigurisë”, thanë nga ambasada, transmeton Paparaci.

Por, ata shtuan se këto projekte mund të rifillohen në çdo moment. Gjermania – ndër të tjera – po kërkon zbatimin urgjent të masave të nevojshme që të depërshkallëzohet situata në komunat veriore.

“Megjithatë, të gjitha këto projekte mund të rifillohen në çdo kohë. Kjo kërkon zbatimin urgjent të masave të nevojshme për deskalimin e situatës në komunat veriore. Gjermania mbështet në mënyrë eksplicite përpjekjet e BE-së, punën e Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak, si dhe Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

BE-ja i ka shqiptuar Kosovës masa ndëshkuese për shkak të, siç u tha, mospërfilljes së kërkesave për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar që Kosova t’i tërheqë kryetarët shqiptarë dhe të organizojë zgjedhje të reja, hapa në këtë drejtim nuk ka ende.

Në përgjigje, BE-ja pezulloi përkohësisht punën e të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) – që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok – si dhe ftesat për pjesëmarrjen e Kosovës në takime të nivelit të lartë.

BE-ja pezulloi, po ashtu, programimin e fondeve për Kosovën, përfshirë ato nga IPA (Instrumentet e Para-Anëtarësimit në BE) dhe nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci