Të fundit

Jo vetëm Milani, për Zhegrovën interesohet edhe kampioni i Italisë

Garës për transferimin e sulmuesit kosovar, Edon Zhegrova i është futur edhe kampioni i Italisë, Napoli.

Sipas ekspertit të transferimeve, Alfredo Pedulla, Napoli është duke menduar për përforcimin e repartit sulmues, ku si sulmues ideal shihet të jetë sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova.

Napoli, në krye me Rudi Garcian është duke planifikuar përforcimet në repartin ofensiv dhe defensiv.

Në listën e sulmuesve janë Riccardo Orsolini e Domenico Berardi që vijnë nga kampionatin italian, por Napoli është duke shqyrtuar edhe mundësinë për transferimin e Zhegrovës, që del të jetë më i lirë se dy opsionet tjera.

Transferimi i Zhegrovës do të ishte perfekt për presidentin De Laurentiis, duke pasur parasysh çmimin e arsyeshëm.

Për sulmuesin kosovar ishte interesuar edhe skuadra e Milanit.

Zhegrova ka kontratë me Lille deri në verën e vitit 2026, teksa gjatë këtij sezoni ka shënuar gjashtë gola.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci